Griezman mund të nxirret në shitje, shifra që synon të përfitojë Barcelona

Griezman mund të nxirret në shitje, shifra që synon të përfitojë Barcelona

22:26, 04/01/2021

Antoine Griezman u transferua me shumë bujë te Barcelona para një sezoni, por francezi nuk po arrin të gjejë shkëlqimin që kishte tek Atletico e Madridit.

Në këtë situatë, lojtari me shumë mundësi do të nxirret në merkato nga Barcelona në verë, për të siguruar të ardhura, të cilat do të investoheshin në një tjetër futbollist për sulmin.

Sipas asaj që raporton “TodoFichajes”, e ardhmja e sulmuesit mund të jetë në Itali, më saktë te Roma.

Presidenti i ri i verdhekuqve po mendon për të bërë lëvizje të mëdha në ekip në verë dhe thuhet se primar do jetë afrimi i Griezman.

Klauzola e francezit është 80 milionë euro, por Dan Friedkin kërkon të përfitojë nga situata e krijuar nga pandemia dhe ka gati një ofertë prej 65 milionë eurosh, për të bindur drejtuesit e Barcelonës, të cilët vështirë së do të pranonin ofertë poshtë 80 milionë eurove.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco