Tirana bën goditjen e bujshme në merkato, firmos me sulmuesin e Kombëtares

Tirana bën goditjen e bujshme në merkato, firmos me sulmuesin e Kombëtares

23:05, 04/01/2021

Tirana ka njoftuar së fundmi një goditje në merkato, teksa ka njoftuar se kanë firmosur me sulmuesin e Kombëtares së Shqipërisë, Taulant Seferi, i cili vjen nga skuadra zvicerane e Young Boys.

Njoftimi i klubit të Tiranës:

“Klubi i Futbollit Tirana njofton afrimin e parë të merkatos së janarit. KF Tirana njofton arritjen e marrëveshjes me klubin e madh europian Young Boys për huazimin e sulmuesit Taulant Seferi. Pas bisedimeve të orëve të vona mes dy presidencave u arrit bashkëpunimi për të patur në organikën e ekipit tonë 24 vjeçarin.

Seferi është prej kohësh pjesë e klubit zviceran dhe gjithashtu lojtar i Kombëtares shqiptare të futbollit, ku ka bërë paraqitje tejet dinjitoze. Klubi i uron suksese me fanellën bardheblu”.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco