Presidenti i Ligës: Qeveria më në fund i kuptoi nevojat e sportit

Presidenti i Ligës: Qeveria më në fund i kuptoi nevojat e sportit

20:38, 04/01/2021

Presidenti i Ligës Profesioniste, Edvin Libohova, tregon këndvështrimin e tij nëse bojkoti ishte diçka që dha rezultat apo jo.

Në një intervistë për “TCH”, Libohova tha: “Vetësakrifikimi i Ligës e kreu funksionin, pasi qeveria më në fund i kuptoi nevojat e sportit. Disa u gjëra u bënë, por jo ligji i sponsorizimit që ishte më kryesori. Ne do të vazhdojmë përpjekjet tona, por jo me bojkot, pasi edhe bojkoti ka pasojat e veta. Këtu nuk bëhet fjalë për të zgjidhur problemet e një sezoni, por për të ardhmen.

Libohova flet edhe për procedurat për shitjen e emrit të kampionatit elitar, duke theksuar: “U bë gjithçka me nxitim, tani do të fillojmë procedurat që në mars për sezonin e ardhshëm në shtator. Atëherë ishte një çmim 10.000 milion lekësh, por tani  që do të jetë më afatgjate oferta, do të ndryshojë edhe çmimi”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco