I ka drejtuar të dy ekipet, Carlo Ancelotti jep mendimin e tij për Milan-Juventus

I ka drejtuar të dy ekipet, Carlo Ancelotti jep mendimin e tij për Milan-Juventus

17:08, 04/01/2021

Këtë të mërkurë, Milani kryesues do të presë Juventusin në supersfidën e Serie A.

Zakonisht, në këto vitet e fundit, situatat kanë qenë të kundërta, mirëpo kuqezinjtë e trajnerit Stefano Pioli kanë surprizuar jo pak dhe kanë grumbulluar 10 pikë më shumë se Juventusi, ndërsa së bashku me Interin shihen si favorite për titullin e këtij sezoni.

Megjithatë, një “ish” i të dy klubeve si Carlo Ancelotti, mendon se ky takim nuk do të jetë deçiziv për titullin, por vlen për të parë nëse bardhezinjtë janë rikthyer në rrugë të drejtë.

“Që Milani po bën shumë mirë kjo është evidente, ka gjetur vazhdimësi, edhe pse në periudhën e fundit ka qenë pa Ibrahimovic, lojtarin e saj më të rëndësishëm.

Mendoj se ndeshja e të mërkurës nuk do të jetë deçizive, por do të thotë nëse Juventusi është rikthyer siç tregon edhe fitorja e djeshme.

Me Pirlon jam shumë i afeksionuar, nuk kam dyshime se do të bëj mirë”, u shpreh Ancelotti.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco