FOTO/ Dominuan në çmimet e vitit, klubi i Tiranës krenar me futbollistët

FOTO/ Dominuan në çmimet e vitit, klubi i Tiranës krenar me futbollistët

17:13, 04/01/2021

Tirana mbylli një sezon prefekt ku pas shumë vitesh arriti të fitonte titullin kampion në Shqipëri, ndaj me meritë futbollistët bardheblu dominuan në çmimet e vitit 2020.

Kështu, kapiteni i skuadrës kryeqytetase, Idriz Batha fitoi çmimin “Topi i Artë”, duke u shpallur lojtari më i mirë i vitit, por njëkohësisht edhe mesfushori më i mirë.

Sulmuesi i bardheblu, Ernest Muçi fitoi çmimin “Talenti i vitit”, ndërsa Emanuel Egbo u shpall “Trajneri i vitit”.

Klubi postoi në faqen zyrtare fotot të futbollistëve me çmimet e fituara, duke u shprehur: “Krenarë që kampi bardheblu prodhon kaq shumë emra të cilët kontribuojnë në botën e sportit . Klubi i Futbollit Tirana uron të gjithë fituesit për cmimet mëse të merituara dhe i uron secilit suksese më tej në karrierën e tyre.”

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

    Komentet

    Shto koment

    >
    Denonco