ZYRTARE: Partizani fiton gjyqin në CAS, zhbllokohet merkato

ZYRTARE: Partizani fiton gjyqin në CAS, zhbllokohet merkato

15:29, 04/01/2021

Gjykata e Arbitrazhit Sportiv i jep të drejtë Partizanit.

Klubi kryeqytetas ka fituar zyrtarisht gjyqin në CAS duke zhbllokuar në këtë mënyrë merkaton.

Kujtojmë që Partizani u dënua pak muaj më parë për çështjen “Çinari”, me tri sesione merkato bllokim dhe me një gjobë 83 mijë euro. Ky vendim, u apelua nga drejtuesit, ndërkohë që sot ka mbërritur dhe përgjigja pozitive.

Njoftimi zyrtar nga Partizani:

Klubi njofton se sot është bërë me dije nga CAS për heqjen e pezullimit të sesionit të transferimit të lojtarëve, vendim që ishte në fuqi nga FIFA në lidhje me çështjen e sulmuesit Erald Çinari. Klubi saktëson se ky është një njoftim paraprak, deri në zbardhjen e plotë dhe përfundimtare të vendimit që ka marrë CAS, përmes të cilit do të përcaktojmë dhe hapat e mëtejshëm që do të ndërmerren në lidhje me këtë çështje. Nga ky moment tashmë FK Partizani rifiton të drejtën për të operuar në merkaton e Janarit.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco