Sot hapet dritarja e transferimeve në Serie A, gati lëvizjet e bujshme

Sot hapet dritarja e transferimeve në Serie A, gati lëvizjet e bujshme

14:52, 04/01/2021

Prej ditës së sotme, hapet dritarja e transferimeve të futbollistëve në Itali.

Klubet e Serisë A mund të transferojnë lojtarë të rinj deri më 1 shkurt kur është dita e fundit merkatos së dimrit.

Sipas raporteve në Itali, Juventus do të kërkojë të nënshkruajë me një sulmues të ri me kosto të ulët për të mbështetur Alvaro Morata, ndërsa Interi nuk do të jetë në gjendje të bëjë lwvizje të reja nëse nuk shesin disa nga lojtarët e tyre.

Radja Nainggolan tashmë është bashkuar me Cagliari në huazim deri në fund të sezonit dhe Christian Eriksen spekulohet se kërkohet nga PSG, megjithëse një kthim në Premierligë është gjithashtu opsion i mundshëm.

“Nerazzurrët” gjithashtu kanë nevojë për një sulmues të ri dhe Gervinho i Parma thuhet se është një nga preferencat e klubit.

Milan ka nevojë për një qendërmbrojtës të ri dhe, ndoshta, një sulmues, ndërsa Roma do të kërkojë të shesë gjashtë lojtarë dhe të nënshkruajë të paktën një sulmues të ri, spekulohet se Stephan El Shaarawy, mund të rikthehet tek “Giallorossët”.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco