Refuzoi festën ‘siuuuu’/ Zbulohet domethënia e gjestit të Ronaldos gjatë golit

Refuzoi festën ‘siuuuu’/ Zbulohet domethënia e gjestit të Ronaldos gjatë golit

13:22, 04/01/2021

Cristiano Ronaldo me dopjetën ndaj Udineses theu rekordin e Peles duke realizuar 758 gola gjatë karrierës së tij.

Por, mbi të gjitha, ishte një mënyrë festimi i golave, që shkaktoi diskutime. Pas golit të parë, në fakt, Ronaldo, këtë herë nuk prodhoi kërcimin klasik ‘siuuu’, por u përpoq të formonte një shkronjë të alfabetit, duke kryqëzuar duart (ishte G, për Georgina, sikurse u dekriptua më pas).

Menjëherë, në mediat sociale u bë përpjekje për ta interpretuar festën e veçantë të CR7, për të kuptuar se kujt ia kishte dedikuar portugezi “rrjetën”. Sidoqoftë pas disa orësh, vetë Georgina arriti që të shuante çdo dyshim të kësaj feste duke postuar foton në Instagram.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

    Komentet

    Shto koment

    >
    Denonco