Ronaldo thyen rekordin e Peles, shumë pranë golashënuesit më të mirë në histori

Ronaldo thyen rekordin e Peles, shumë pranë golashënuesit më të mirë në histori

11:17, 04/01/2021

Cristiano Ronaldo me dy golat ndaj Udinese theu rekordin e çmendur të Peles.

Portugezi bëhet golashënuesi numër dy në histori me 758 gola të shënuar, një më shumë se Pele që ka të regjistruar 757 gola.

Para Ronaldos ndodhet vetëm Josef Bican, ku thuhet se legjenda e Slavia Prague ka realizuar 805 gola gjatë viteve 1931 – 1955. 35-vjeçari arriti tjetër rekord duke shënuar për 20 vite radhazi, ndërsa më impresionuese është fakti që ka shënuar të paktën 20 gola për klubin dhe Kombëtaren në 15 sezonet e fundit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco