Ernest Muçi zgjidhet ‘Talenti i Vitit’

Ernest Muçi zgjidhet ‘Talenti i Vitit’

21:50, 03/01/2021

Ernest Muçi është zgjedhur “Talenti i Vitit” në anketën e “Rtsh”, ku kanë votuar katër specialistë mjaft të njohur.

Në prononcimin që ka dhënë futbollisti i Tiranës, ka pohuar:  “Isha mes lojtarëve me shumë emër, isha më i riu dhe përpiqesha që të jepja më të mirën. Sa hera që futesha në lojë, doja që të ndihmoja ekipin. Unë sa hera hyja në fushë shënoja. Mendoja për më shumë minuta, por në fund luajta ndeshje të plota, kështu që jam i kënaqur.

Mezi prisja që të luaja. Në Kupat e Europës nuk kishim sulmues dhe vendosëm që të luaja unë. Nuk ishte pozicioni im natyral, por ekipi bëri shumë mirë. Kam qenë edhe tek U-19 dhe tek U-21 kuqezi, tani dua që të bëj shumë mirë me Tiranën dhe të marrë ftesë nga Kombëtarja A. Shpresoj që t’ia dal dhe për këtë synim, do të punoj fort dhe jam optimist. Kam ëndërr që të luaj në një kampionat shumë të fortë”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco