Milani fiton pastër në transfertë dhe ruan kreun e Serie A

Milani fiton pastër në transfertë dhe ruan kreun e Serie A

20:05, 03/01/2021

Milani i drejtuar nga Stefano Pioli vazhdon serinë e fitoreve, teksa ka mposhtur në transfertë Beneventon, në një ndeshje spektakolare.

Kuqezinjtë kaluan në avantazh që në minutën e 15-të, ku Kessie shndërroi në gol një penallti të fituar nga Ante Rebic.

Megjithatë, kur të gjithë po mendonin se gjithçka po shkonte në rrugën e duhur për Milanin, Sandro Tonali ndëshkohet me karton të kuq për një ndërhyrje të ashpër ndaj kundërshtarit në minutën e 34-t dhe e lë skuadrën e tij me 10 lojtarë.

Ndonëse me një lojtar më pak, Milani e nis pjesën e dytë me gol, ku Leao shënoi në minutën e 49-të, pas një kundërsulmi vrastar.

Në minutën e 60-të, Krunic shkakton ndërhyrje të gabuar në zonë dhe arbitri akordon penallti për Beneventon, por Kaprari dështon të ngushtojë shifrat, duke gabuar nga pika e bardhë e penalltisë.

Pas këtij rasti, ndeshja ishte më e bukur, me raste nga të dyja ekipet, ku kuqezinjtë kishin edhe mundësinë për golin e tretë në fund, por gjuajtja e Kessie u ndal te shtylla.

Me këtë fitore, Milani rimerr kreun e renditjes me 37 pikë, 1 më shumë se Interi i vendit të dytë dhe shkon në ndeshjen e së mërkurës ndaj Juventusit si kryesues.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco