Manchester City i pamëshirshëm, i jep një ‘shuplakë’ Chelsea-t

Manchester City i pamëshirshëm, i jep një ‘shuplakë’ Chelsea-t

19:46, 03/01/2021

Manchester City ka mposhtur me rezultatin 3-1 Chelsea në shtëpi, në ndeshjen e vlefshme për javën e 17-të në Premier Ligë.

 “Blutë e Londrës” janë shpërfytyruar në pjesën e parë, teksa të besuarit e Guardiolës kanë arritur të shënojnë plot 3 herë.

Fillimisht ishte Gundogan, i cili shënoi në minutën e 18’, ndërkohë që 3 minuta më vonë ishte Foden që shënoi të dytin, ndërsa De Bryne shënoi edhe të tretin në minutën e 34’.

Pjesa e dytë ishte me ekuilibruar, me të besuarit e Lampard që gjetën edhe golin me Hudson Odoi në fundin e ndeshjes, por që kishte shumë pak vlerë. Me këtë fitore Siti shkon në kuotën e 29 pikëve, 3 më shumë se Chelsea dhe renditen të pestët.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco