Përmbysje dhe spektakël, Bayern Munchen e nis me adrenalinë vitin 2021

Përmbysje dhe spektakël, Bayern Munchen e nis me adrenalinë vitin 2021

19:56, 03/01/2021

Bayern Munchen e ka nisur me spektakël vitin 2021, teksa ka mposhtur me rezultatin 5-2 me përmbysje Maincin.

Ndeshja nisi keq për skuadrën e Hansi Flick, që e mbylli pjesën e parë në dizavantazhin e 2 golave.

Për Mainzin shënuan Burkardt në minutën e 32-të dhe Hak në minutën e 44-t.

Pjesa e dytë ishte një tjetër histori, me bavarezët që shënuan plot 5 herë, fillimisht me Kimish në minutën e 50-të, për të vazhduar më pas me Sane në minutën e 55-të, Sule në minutën e 70-të dhe dopjeta e Lewandowskit në 76’ dhe 83’.

Me këtë fitore, Baerni merr kryesimin e renditjes me 33 pikë, 2 pikë më shumë se Leipzig i vendit të dytë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco