Luis Suarez ‘godet’ në fund, Atletico Madrid merr kreun e La Ligës

Luis Suarez ‘godet’ në fund, Atletico Madrid merr kreun e La Ligës

18:40, 03/01/2021

Atletico Madrid nuk di më të ndalet në La Liga. Skuadra e Diego Simeones e nisi 2021 ashtu siç mbylli 2020, me fitore, duke u ngjitur sërish në krye të kampionatit.

Los Cholchoneros triumfuan me shumë vështirësi me shifrat 1-2 në transfertën baske ndaj Deportivo Alaves.

Sfida u zhbllokua në fundin e pjesës së parë nga Marcos Llorente, i cili ia bëri më të thjeshta gjërat Atleticos.

Alaves mbeti me 10 lojtarë pas 60 minutash, pasi Laguardia u ndëshkua me karton të kuq.

Megjithatë atëherë kur fitorja dukej e sigurt për miqtë, Alaves barazoi rezultatin me autogolin e Felipes 6 minuta para fundit të kohës së rregullt.

Por për t’i dhënë 3 pikët dhe kreun skuadrës së Simeones mendoi Luis Suarez, që i dha fitoren me golin e 1-2 në minutën e 89-të.

38 pikë për Atleticon në renditje, 2 më shumë se Reali i Madridit, që ka zhvilluar dhe 2 ndeshje më shumë.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco