Dortmund e nis mbarë, mund Wolfsburgun në shtëpi

Dortmund e nis mbarë, mund Wolfsburgun në shtëpi

18:17, 03/01/2021

Pas 7 ndeshjeve mungesë, Haaland u rikthye në fushë për takimin ndaj Wolfsburg.

Sulmuesi norvegjez nuk arriti të shënonte, por kjo nuk e ndaloi Dortmundin të fitonte 2-0 në këtë javë të 14-të Bundesligës.

 Ishte Manuel Akanjii cili në minutën e 66’, pas një asisti perfekt të marrë nga Jadon Sancho, ia doli ta dërgojë topin në rrjetë për t’i dhënë avantazhin Dortmundit.

Për golin e qetësisë mendoi Sancho, i cili në minutën e 91’ finalizon në mënyrë të përkryer një asist nga Emre Can. Me këtë fitore Dortmundi kalon Wolfsburgun në renditje dhe tashmë pozicionohet në vendin e 4-t me 25 pikë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco