Leicester kthehet te fitorja, mposht në transfertë Newcastle

Leicester kthehet te fitorja, mposht në transfertë Newcastle

17:43, 03/01/2021

Ka përfunduar ndeshja midis Newcastle dhe Leicester, e vlefshme për javën e 17-të në Premier League.

Pas barazimeve ndaj Manchester United dhe Crystal Palace, “Dhelprat” arritën të fitonin me rezultatin 2-1 në “St James'Park”.

Ishte e vështirë për skuadrën e Brendan Rodgers, që pavarësisht dy golave  të shënuar nga Maddison (55) dhe Tielemans (72), përjetuan një fund “thriller” të lojës, me Andy Carroll  që ngushtoi shifrat në minutën e 82-të të takimit.

Magpies u përpoqën të barazonin rezultatin, por në fund nuk ia dolën. Me këtë sukses, Leicester kthehet në vendin e 3-të të renditjes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco