Serie-A/ Atalanta shkërrmoq Sassuolo-n, Roma konsolidon vendin e tretë, 'ringjallet' Napoli

Serie-A/ Atalanta shkërrmoq Sassuolo-n, Roma konsolidon vendin e tretë, 'ringjallet' Napoli

17:15, 03/01/2021

Ekipet e Serie A u kthyen në fushë këtë pasdite, në kuadër të javës së 15-të. Pas triumfit të Interit (6-2), kryesuesit e rinj, kundër Crotone pak orë më parë, shtatë ndeshjet e tjera ishin në program të luheshin në orën 15:30.

Roma u mbështet edhe një herë të sulmuesi boshnjak,Edin Dzeko për të fituar kundër Sampdoria-s (1-0), duke konsoliduar vendin e tretë pas dy ekipeve të Milanos. Prapa  verdhekuqëve në renditje, është Napoli i Gattusos, që pas tre ndeshjeve, fitoi në fushën e Cagliari (1-4).

Atalanta ka çmontuar surprizën Sassuolo, teksa të besuarit e Gasperinit kanë triumfuar me rezultatin 5-1, duke mos e vënë në diskutim fitoren për asnjë moment.

Lazio ka zhgënjyer sërish në kampionat, teksa nuk ka shkuar më shumë se barazimi 1-1 ndaj Genoa-s.

Ndërkohë Verona ka mposhtur 0-1 Spezia-n, ndërsa Torino ka triumfuar 0-3 ndaj Parmës. Fiorentina është ndalur në barazim pa gola ndaj Bolonjës.

Rezultatet e javës së 15-të

AS Roma 1 - 0 Sampdoria: Dzeko (73) për Romët

Atalanta 5 - 1 Sassuolo: Zapata (11, 49), Pessina (45), Gossens (57) dhe Muriel (68) për Atalantwn; Chiriches (75) për Sassuolo-n

Cagliari 1 - 4 Napoli : Joao Pedro (60) për Cagliari-n; Zielinski (25, 62), Lozano (74) dhe Insigne (85, p) për Napolin

Fiorentina 0 - 0 Bolonja

Genova 1 - 1 Lazio: Destro (58) për Genova-n; Immobile (15, p) për Lazio

Parma 0 - 3 Torino : Singo (8), Izzo (88), Gojak (90 + 5) për Torino-n

Spezia 0 - 1 Hellas Verona : Zaccagni (i 75-ti) për veronwn

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco