Lojtari pëson atak dhe rrëzohet në mes të fushës, pezullohet ndeshja

Lojtari pëson atak dhe rrëzohet në mes të fushës, pezullohet ndeshja

16:32, 03/01/2021

Momente paniku në ndeshjen mes dy skuadrave portugeze në ligën e tretë, Alverca dhe Uniao de Almeirit.

Futbollisti brazilian i Alverca, Aleks Apolinairo, gjatë zhvillimit të ndeshjes, bie pa ndjenja në fushë, duke ngjallur panik te të gjithë.

Menjëherë pas kësaj, në fushë është futur autoambulanca, e cila e ka transportuar në spital.

Sipas mediave portugeze, lojtari ka pësuar një sulm në zemër dhe është duke luftuar me jetën.

Pas këtij momenti, ndeshja, e cila kishte startuar ditën e sotme nga ora 12:00, u pezullua dhe do të luhet një ditë tjetër.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco