Kishte planifikuar të ndeshej më 30 janar, Florian Marku anulon duelin

Kishte planifikuar të ndeshej më 30 janar, Florian Marku anulon duelin

16:00, 03/01/2021

Boksieri shqiptar, Florian Marku kishte planifikuar një ndeshje të rëndësishme më datën 30 janar, pas barazimit në sfiden e muajit nëntor ndaj kundërshtarit britanik.

Përballja e 30 janarit u anulua për shkak të rritjes së rasteve me Covid-19 në Mbretërin e Bashkuar. Lajmi është konfirmuar nga vetë luftëtari shqiptar, nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare në “Facebook”. Marku shkruan se ‘lufta’ e tij do të zhvillohet në një datë tjetër, por që nuk është përcaktuar ende.

NJOFTIMI I MARKUT:

Për të gjithë ndjekesit e mi !!

Me vjen keq tju lajmeroj qe ndeshja e 30 janarit do ri planifikohet. Kam punuar me shume se kurre gjithe kete kohe edhe pse kam postuar pak.

Per shkak të një rritje të madhe në rastet Covid-19 në Mbretërinë e Bashkuar, lufta ime do te zhvillohet ne nje date tjeter. Vonesa shpresojmë të jetë vetëm pak javë, por unë do t’ju mbaj të gjithëve të informuar për çdo zhvillim te ri.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco