Interi merr provizorisht vendin e parë në Serie A, mposht Crotonen

Interi merr provizorisht vendin e parë në Serie A, mposht Crotonen

14:58, 03/01/2021

Inter ka marrë fitoren e 8-të radhazi në Serie A.

Zikaltrit mposhtën 6-2 Crotonen në ndeshjen e vlefshme për javën e 15-të në elitën e futbollit italian.

Golin për miqtë e shënoi Zellenato në minutën 12′ të ndeshjes.

Nuk vonoi përgjigja e “Nerazzurrëve”, ishte Lautaro Martinez i cili barazoi shifrat në minutën 20′, ndërsa në minutën e 30′ me anë të një autogoli, Inter kaloi në avantazh.

Por, Crotone si dukej  nuk dëshironte të dorëzohej lehtë, në minutën 36 u akordua penalti për ta, Golemic realizoi për rezultatin 2-2. Pjesa e parë përfundoi me këtë rezultat.

Në fraksionin e dytë të lojës, Inter dukej më i rrezikshëm. Në minutën e 57’ Lauraro Martinez shënoi golin e dytë personal dhe i dha avantazhin Interit në 3-1.

Minuta 64′ ishte Romelu Lukaku i cili shënoi për rezultatin 4-1. Dhe në skenë doli prap Lauraro Martinez i cili kompletoi hetrikun e tij në minutën 78′

Për të vulosur fitoren e thellë, mendoi Achraf Hakimi i cili realizoi gol në minutën e 87’. Pas kësaj fitore, Interi merr provizorisht kreun në Serie A me 36 pikë të grumbulluara, 2 më shumë se Milani që sot luan kundër Beneventos.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco