Zidane flet i lumtur pas fitores së parë gjatë 2021

Zidane flet i lumtur pas fitores së parë gjatë 2021

11:11, 03/01/2021

Trajneri i Real Madrid, Zinedine Zidane është shprehur i lumtur pas fitores 2-0 ndaj Celta Vigos.

Real Madrid është ngjitur provizorisht në vendin e parë të La Ligas, ndërsa tekniku francez kishte vetëm fjalë të mira për futbollistët.

“Kontrolluam ndeshjen nga minuta e parë deri në fund, janë 3 pikë të rëndësishme. Presioni në fushën e kundërshtarit dhe rikuperimi i topit është identiteti jonë, kështu jemi ne”, tha Zizu.

Tekniku francez foli edhe për Marco Asensio dhe u shpreh i kënaqur me formën e tij.

“Jam i lumtur me Asensio, pasi ai pësoi një lëndim të madh. Tani Asensio është mirë dhe po përmirësohet çdo ditë e më shumë”, përfundoi Zidane.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco