Të gjithë po përflasin largimin e tij, Koeman flet për të ardhmen e Messit

Të gjithë po përflasin largimin e tij, Koeman flet për të ardhmen e Messit

10:50, 03/01/2021

Trajneri i Barcelonës, Ronald Koeman, këmbëngul se klubi nuk është i shqetësuar apo në ankth për shkak se Lionel Messi nuk vendos tani për të ardhmen e tij.

Duke folur në një konferencë për media para ndeshjes kundër Huescas, trajneri holandez u shpreh i kënaqur me gjendjen fizike dhe morale të kapitenit argjentinas.

“Ai ndihet shumë mirë. Leo u stërvit më 30 dhe 31 dhjetor, në kohën kur të tjerët e kishin ditë pushimi”, tha Koeman.

“Messi nuk ka asnjë shqetësim. Ai është i gatshëm, i lumtur dhe i motivuar. Ai është shumë i rëndësishëm për ne”.

Në lidhje me të ardhmen e argjentinasit, Koeman shtoi: “Leo ka treguar që ia do vetëm të mirën Barcelonës. Nuk është aspak problem nëse ai nuk vendos për të ardhmen tani. Ne nuk duhet të jemi nervoz apo të shqetësuar”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco