Ish-trajneri i Dinamos merr drejtimit e klubit të Superligës

Ish-trajneri i Dinamos merr drejtimit e klubit të Superligës

10:00, 03/01/2021

Fabrizio Cammarata është prezantuar zyrtarisht në pankinën e Apolonisë.

Tekniku italian ka filluar menjëherë punën dhe fazën përgatitore për ndeshjen e radhës të 9 janarit.

Cammarata konfirmoi lajmin në rrjetet sociale, ku shkruante: “Sot fillon një sfidë e re për mua, me Apoloninë në kategorinë elitare të futbollit në Shqipëri”.

Cammarata njoftoi në ditët e fundit të dhjetorit divorcin me skuadrën e Dinamos, të cilën e drejtoi me sukses për disa muaj në Kategorinë e Parë dhe tani ka marrë përsipër misionin e mbijetesës me Apoloninë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco