Refuzohet oferta e Milanit për mbrojtësin e talentuar

Refuzohet oferta e Milanit për mbrojtësin e talentuar

08:56, 03/01/2021

Milani është duke tentuar të forcojë repartin e mbrojtjes dhe për këtë ata kanë identifikuar objektivin e tyre i cili ndodhet në Francë.

Sipas “L’Equipe” thuhet se Milani ka bërë ofertën me vlerë 15 milionë euro për mbrojtësin, Mohamed Simakan por Strasburgu e ka refuzuar.

Sipas artikullit, oferta e kuqezinjve u realizua më 23 dhjetor për 15 milionë euro duke përfshirë bonuse dhe shtesa të ndryshme. Çmimi i kërkuar raportohet të jetë 20 milionë euro dhe “Rossonerët” përballen me konkurrencë nga Chelsea dhe Nice për nënshkrimin e tij.

Milani mbetet favorit pasi Simakan është i interesuar për transferimin e tij në “San Siro”. Deri më tani këtë sezon, Simakan ka shënuar një gol dhe ka dhënë një asistim në 17 paraqitje të Ligue 1.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco