Ra nga shkallët, ish-futbollisti i Barcelonës në gjendje kome

Ra nga shkallët, ish-futbollisti i Barcelonës në gjendje kome

18:51, 02/01/2021

Trajneri dhe ish-futbollisti spanjoll, Eusebio Sakristan, ndodhet në koma, pasi ra nga shkallët në banesën e tij.

Mediat e huaja raportojnë se 56-vjeçari ndodhet në gjendje kritike për jetën pas përplasjes së frikshme që pësoi.

Edhe pse dje Spitali i Valadolit raportoi se gjendja e tij paraqitej e balancuar pas operacionit, sot Sakristan pësoi një ndryshim ekstrem të shëndetit të tij dhe tani e gjithë Spanja lutet që ai të shpëtojë.

Sakristian ishte pjesë e skuadrës së Barcelonës në fillim të viteve ’90-të që dominoi Spanjën dhe fitoi Ligën e Kampioneve në 1992.

Ai shërbeu dhe si asisteni i Frenk Rajkardit te Barcelona, ndërsa si trajner ka stërvitur Real Sociedadin, Valadolidin dhe Gironën.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco