Taulant Seferi jep lajmin e merkatos: Do largohem nga Young Boys

Taulant Seferi jep lajmin e merkatos: Do largohem nga Young Boys

17:47, 02/01/2021

Sulmuesi i Kombëtares, Taulant Seferi, nuk do të jetë më pjesë e kampionëve të Young Boys.

Lajmi është konfirmuar nga vetë 24-vjeçari, nëpërmjet një lidhjeje live në “Instagram” me Frederik Veselin.

I ngacmuar nga ky i fundit për zërat e fundit për një akord të mundshëm me Shkëndijën e Tetovës, Seferi nuk i mohoi në mënyrë kategorike këto zëra, teksa theksoi se ende s’ka diçka konkrete.

“Pse nuk iu kthen përgjigje fansave për Shkëndijën vëlla, ku do transferohesh?”, ishte ngacmimi i Veselit.

“Nuk ka diçka konkrete për sa i përket Shkëndijës. Po të kishte do ta kisha bërë publike vetë. Për momentin ndodhem në Maqedoni, pranë familjes. Për pak ditë do të kthehem në Zvicër, për të diskutuar me klubin. E sigurt është që do të largohem nga Young Boys në janar. Nuk e kemi vendosur ende të ardhmen. Shpresoj të shikohemi në mars”, deklaroi Seferi gjatë bashkëbisedimit me mbrojtësin e Kombëtares.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco