UEFA ‘sponsorizon’ Marash Kumbullën, e përzgjedh mes 50 talenteve më premtues për vitin 2021

UEFA ‘sponsorizon’ Marash Kumbullën, e përzgjedh mes 50 talenteve më premtues për vitin 2021

17:02, 02/01/2021

Mbrojtësi i talentuar shqiptar, Marash Kumbulla, është përzgjedhur mes 50 talenteve më premtues të klubeve europiane që duhet të shihen me interes në vitin 2021.

Në një listë të publikuar sot nga UEFA, 20-vjeçari i Romës vlerësohet për kapacitetin teknik dhe fizik.

Kumbulla firmosi verën e 2020-ës me Romën dhe ka arritur të shënoj disa gola të rëndësishëm për verdhekuqtë, ku më i rëndësishmi ishte ai ndaj Milanit, që i siguroi skuadrës barazimin e vyer në fund të takimit në “San Siro”.

Ja çfarë shkruan UEFA për Marash Kumbullën:

“Kumbullua iu bashkua akademisë së Veronës në moshën 8-vjeçare. I gjatë, qendërmbrojtës i fortë, ai admiron Xhorxho Kielinin. Në shtator iu bashkua Romës dhe menjëherë u kthye në lojtar titullar të verdhekuqve”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco