VIDEO/ Prezantohet Mauricio Pochettino, premtimi që bën si trajner i PSG-së

VIDEO/ Prezantohet Mauricio Pochettino, premtimi që bën si trajner i PSG-së

16:40, 02/01/2021

Tashmë është zyrtare. Mauricio Pochettino kthehet në detyrë pas gati një viti pushim dhe do të drejtojë kampionët e Francës, PSG-në.

Lajmi u konfirmua nga klubi parisien në faqen zyrtare nëpërmjet një videoje të shkurtër, ku ka zgjedhur një nga golat e argjentinasit në kohën kur luante për PSG-në në vitet 2001-2003.

Pochettino zëvendëson në stol Thomas Tushelin. 48-vjeçari u bë i famshëm në periudhën kur drejtoi Tottenhamin në vitet 2014-2019, duke arritur të sigurojë pjesëmarrjen për herë të parë të skuadrës në Ligën e Kampioneve.

Argjentinasi ka nënshkruar një kontratë me klubin nga kryeqyteti francez deri më 30 qershor 2022, me një mundësi për një vit shtesë.

Pochettino u shpreh i kënaqur dhe i motivuar për aventurën e re.

“Unë jam me të vërtetë i lumtur dhe i nderuar që bëhem trajner i ri i Paris Saint-Germain. Unë do të doja të falënderoja drejtuesit e klubit për besimin që më kanë dhënë.

Siç e dini, ky klub gjithmonë ka mbajtur një vend të veçantë në zemrën time. Kam kujtime të mrekullueshme, veçanërisht për atmosferën unike të ‘Parc des Princes’. Unë kthehem në klub sot me shumë ambicie dhe përulësi, dhe jam i etur të punoj me disa nga lojtarët më të talentuar të botës.

Kjo skuadër ka potencial fantastik dhe stafi im dhe unë do të bëjmë gjithçka që mundemi për të marrë më të mirën për Paris Saint-Germain në të gjitha garat. Ne gjithashtu do të bëjmë çmos për t’i dhënë ekipit tonë identitetin luftarak dhe sulmues që tifozët parisien gjithmonë kanë dashur”, deklaroi tekniku 48-vjeçar.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco