Frikë para ndeshjes së Serie A, 3 raste pozitive me COVID-19 te kundërshtarët e Milanit

Frikë para ndeshjes së Serie A, 3 raste pozitive me COVID-19 te kundërshtarët e Milanit

16:20, 02/01/2021

Skuadra e Beneventos është befasuar sot teksa mësoi se 3 pjesëtarë të saj rezultuan pozitiv me Koronavirus.

Bëhet fjalë për njërin prej bashkëpunëtorëve të trajnerit Filipo Inzagi në stafin teknik dhe dy të tjerë në stafin mjekësor.

Lajmi vjen një ditë para se ekipi të përballet me Milanin në Serinë A.

Benevento raporton se skuadra dhe lojtarët janë futur në izolim.

Pas dy rasteve te Spezia dhe një te Napoli, Benevento bëhet ekipi i tretë që preket nga COVID-19 pas ndërrimit të viteve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco