Inzaghi flet për Muriqin: Duhet durim, më kujtohet viti i parë i...

Inzaghi flet për Muriqin: Duhet durim, më kujtohet viti i parë i...

14:37, 02/01/2021

Trajneri i Lazios, Simone Inzaghi doli në një konferencë për shtyp në prag të ndeshjes kundër Genoa-s, ku përveç sfidës, u pyet nga gazetarët edhe për Vedat Muriqin.

Sulmuesi kosovar u transferua tek klubi bardheklatër në merkaton e verës nga Fenerbahce.  Mirëpo që prej transferimit, 26 vjeçari nuk ka arritur të dhurojë paraiqtje të mira, duke u vënë shpesh në qendër të kritikave të mediave italiane.

Megjithatë, për Inzaghi kjo nuk përbën problem, pasi atij I duhet dhënë kohë edhe besim për të treguar veten.

Muriqi – Në vitet e fundit, kemi patur shumë futbollistë. Më kujtohet viti i parë i Luis Albertos dhe Caicedos. Futbollistët e rinj vijnë nga kultura të ndryshme. Muriqit i duhet qetësia, ka nevojë që t’i besohet. Jam i bindur që ai do të na japë një ndihmë të madhe dhe se do të marrë rezultatet që dëshiron”, deklaroi Simone Inzagi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco