Pioli: Juve është favorit për të fituar Scudetto

Pioli: Juve është favorit për të fituar Scudetto

18:21, 01/01/2021

Trajneri i AC Milan, Stefano Pioli, ka dhënë mendimin e tij me lidhur me fituesin e Scudettos këtë sezon.

Trajneri i AC Milan, Stefano Pioli, duke folur në një intervistë për ‘La Stampa’ ka folur për mbarëvajtjen e ekipit të tij si dhe për luftën për titull në Serie A.

‘Kënaqem kur shoh se jemi në këtë pozitë, kemi punuar shumë dhe do të vazhdojmë të punojmë. Scudetto? Është herët të flitet për të. Të mos harrojmë që konkurentët tanë janë në nivel të lartë’, tha ai.

‘Juve një skuadër që ka fituar kampionatin që disa vite me radhë, ata janë favoritë. Por edhe Inter, vitin e kaluar ata ishin vetëm një pikë larg Juventusit dhe tani ‘Nerazzurrët’ nuk kanë ndeshje jashtë vendit, që do të thotë se janë më të pushueshëm’, shtoi ai.

Pioli foli edhe për mungesën e Ibrahimovic.

‘Zlatan është lideri i grupit, është normale që mungesa e tij ndihet. Ai është profesionist dhe gjithmonë është korrekt me sjelljet e tij, ai është shembull për të tjerët’, përfundoi Stefano Pioli.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco