Klopp: Jam i lumtur që 2020 përfundoi

Klopp: Jam i lumtur që 2020 përfundoi

10:15, 01/01/2021

Trajneri i Liverpool, Jurgen Klopp, është shprehur i kënaqur që ky vit përfundoi dhe shpreson që viti i i ri të jetë më i mirë.

Klopp ka uruar vitin e ri në konferencën për shtyp që mbajti pas lojës ndaj Neëcastle United,  ndeshje e cila përfundoi me rezultatin e bardhë, 0 me 0.

‘Unë jam mjaft i lumtur që 2020 ka mbaruar tani, të jem i sinqertë, përveç të qenit kampion nuk është një vit për të cilin do të mendoj shumë në të ardhmen’ tha ai.

Ai u pyet edhe për formën e ekipit, pasi Liverpool është në vendin e parë në Premierligë.

‘Gjëja e fundit për të cilën po mendoj është pozicioni ynë në tabelë. Është bukur por nuk do të thotë asgjë për momentin, është herët’, përfundoi Jurgen Klopp.

Liverpool gjithashtu do të jetë pa asnjë nga mbrojtësit e tyre të vjetër pasi Klopp konfirmoi se Joel Matip do të mbetet për tre javë me një lëndim të pësuar në barazimin ndaj Ëest Brom.

Kampionëve tashmë u mungojnë Virgil van Dijk dhe Joe Gomez me periudha afatgjata.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco