Pioli me ‘këmbë në tokë’: Të punojmë fort që Milani të rikthehet në Champions!

Pioli me ‘këmbë në tokë’: Të punojmë fort që Milani të rikthehet në Champions!

15:42, 31/12/2020

Trajneri i Milanit, Stefano Pioli ka kërkuar nga lojtarët të punojnë fort në mënyrë që të rikthehen në Ligën e Kampionëve.

“Rossonerët” janë kryesuesit në Seria A, një pikë më shumë se rivalët e Interit. Pavarësisht kësaj, Pioli ka kërkuar nga lojtarët që të plotësojnë objektivin dhe të rikthehen në Champions League.

“Duhet të punojmë që të përmirësohemi dhe të rikthehemi në Ligën e Kampionëve. Klubi nuk ka kërkuar asgjë, ata nuk na bëjnë presion”.

“Duhet të bëjmë çmos që të sjellim Milanin ku duhet të jetë, në Ligën e Kampionëve. Ka munguar për një kohë të gjatë”, tha ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco