‘Tersi e ndjek pas’ skuadra braziliane që u shua nga aksindeti ajror në Brazil humb edhe trajnerin nga koronavirusi

‘Tersi e ndjek pas’ skuadra braziliane që u shua nga aksindeti ajror në Brazil humb edhe trajnerin nga koronavirusi

10:18, 31/12/2020

Chapecoense, klubi që u bë i famshëm pas aksidentit ajror që ndodhi në nëntor të vitit 2016, ka humbur presidentin e saj për shkak të COVID-19.

Paulo Ricardo Magro ishte shtruar në spital prej 18 dhjetorit dhe më pas pati komplikime dhe ishte në repartin e trajtimit intensiv. Ditën e sotme ai e ka humbur betejën më të rëndësishme dhe ka vdekur.

Klubi i Chapecoense e ka konfirmuar lajmin e vdekjes përmes një komunikate: “Thellësisht të tronditur dhe me zemrat e copëtuara nga trishtimi, raportojmë vdekjen e presidentit të Chapecoense, Paulo Ricardo Magro, të mërkurën e 30 dhjetorit.

Paulo ishte 57 vjeç dhe ishte përgjegjës për rinisjen e Chapecoense, brenda dhe jashtë fushe. Ai bëri të mundur që ekipi të ecte sërish në një rrugë fitimtare, me dinjitet dhe punë, vlera të predikuara shpesh nga presidenti ynë i dashur.

Jemi të trishtuar, por të gjithë shprehim mirënjohje për njeriun që hyri në historinë tonë dhe u bë i përjetshëm në të, duke e rindërtuar klubin dhe ekipin sërish. Në këtë moment u kërkojmë tifozëve që të bashkohen me lutjet tona për familjen dhe miqtë”.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco