Pezullohet Premier League?! Federata del me deklaratën zyrtare se...

Pezullohet Premier League?! Federata del me deklaratën zyrtare se...

10:13, 31/12/2020

 

Rastet në rritje të infektimeve nga  mutacioni që ka pësuar koronavirusi në Britaninë e Madhe ka rrezikuar edhe kampionatin e futbollit.

Premier Liga do të vazhdojë të luhet, pavarësisht se kohët e fundit kanë qarkulluar lajme se mund të pezullohet.

Shkak për këtë janë bërë rastet e fundit me Koronavirus të konfirmuara te disa skuadra. Megjithatë për t’i dhënë fund të gjitha dilemave, Premier Ligë ka dalë me një komunikatë zyrtare, ku shkruajnë se kanë besim te protokollet dhe nuk e kanë menduar asnjëherë pezullimin e kampionatit.

“Premier Ligë nuk e ka diskutuar asnjëherë ndërprerjen e kampionatit dhe nuk ka në plan ta bëjë këtë. Ne vazhdojmë të kemi besim te protokollet e vendosura kundër Covid-it, në mënyrë që ndeshjet të vazhdojnë të zhvillohen normalisht. Duke pasur si përparësi shëndetin e lojtarëve, ne mbështesim respektimin e rregullave nga klubet.”, shkruhet në deklaratë.

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco