'Nuk jam i bindur që Vllaznia mund të dalë kampion', Muça: Ja çfarë duhet të bëjnë shkodranët

'Nuk jam i bindur që Vllaznia mund të dalë kampion', Muça: Ja çfarë duhet të bëjnë shkodranët

22:08, 30/12/2020

Ish-trajneri Shkëlqim Muça, tashmë në rolin e analistit në “Rubrikën Sportive”, bëri një koment në lidhje me ecurinë e Vllaznisë në këto 12 javë të para të kampionatit. Sipas Muçës, shkodranët kanë nevojë për ndërhyrje në merkato, teksa ka disa pika ku duhen përforcuar.

“Ne që kemi qenë trajneri mendojmë gjithmonë për ndeshjen e radhës. Kampionati është garë e gjatë që ka oshilacione. Mund të ketë periudhë të keqe. Vllaznia që të dalë kampion duhet të ketë qëndrueshmëri gjatë gjithë garës.

Unë akoma nuk jam i bindur që Vllaznia mund të dalë kampion. Ka disa pika që unë dyshoj. Skuadra duhet të jetë e përforcuar mirë se kampionati është i gjatë. Është fillimi, 1/3 e kampionatit. Tani fillon gara më e fortë.

Në mbrojtje Vllaznia paraqiti vështirësi në mbulim. Muçi u la shumë i lirë. Nuk ka komunikim midis 2 qendërmbrojtësve te rasti i golit të Muçit. Futbolli është komunikim me shqisa dhe dorë.

Kur lojtari kryesor i Tiranës, del 2-3 herë bosh, ka përgjegjësi mbrojtja. Skuadra ka pika që duhet përforcuar, por unë nuk jam brenda. Futbollisti i mirë, duhet të ketë karakter, duhet të sillet mirë me shokët, duhet parë si reagon kur del rezerve. Unë mendoj që ekipi ka nevojë të përditësohet në disa pozicione”, u shpreh Muça./ panorama

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco