Boban fiton betejën ligjore, Milan i detyrohet shumë para

Boban fiton betejën ligjore, Milan i detyrohet shumë para

21:15, 30/12/2020

Zvonimir Boban fiton betejën ligjore me Milanin. Gjykata e Milanos, ka urdhëruar klubin kuqezi të dëmshpërblejë ish fantazistin kroat me një shifër prej 5.37 milionë eurosh, pasi e quajti të drejtë pretendimin e Boban për shkarkim të padrejtë.

Drejtuesit e Milanit pushuan nga punuan kroatin për shkak të një interviste të lëshuar për mediat, ku ai zbulonte se Gazidis ka vendosur për pasuesin e Piolit pa u konsultuar fare me të dhe të tjerë në klub.

Kjo sipas shoqërisë kuqezi, kishte dëmtuar reputacionin e klubit, që reagoi dhe e shkarkoi menjëherë kroatin për shkaqe të justifikuara, por Boban çoi çështjen në gjykatë dhe fitoi të drejtën e një dëmshpërblimi të majmë.

Në gjykatën e Milanos kanë dëshmuar për rastin konkret edhe dy drejtuesit aktualë të Milanit, Paolo Maldini dhe Federico Massara, ndërsa klubi kuqezi ka konfirmuar vullnetin për të apeluar vendimin e parë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco