Zgjati 1 dekadë/ Mjekët e klubit i dëmtuan veshkën, ish-futbollisti fiton betejën ligjore

Zgjati 1 dekadë/ Mjekët e klubit i dëmtuan veshkën, ish-futbollisti fiton betejën ligjore

19:52, 30/12/2020

Pas një beteje ligjore që zgjati më shumë se një dekadë, Ish-futbollisti, Ivan Klasnic, ka fituar çështjen me klubin e Werder Bremen dhe ka marrw 4 milion euro dëmshpërblim, për dëmtimin serioz të veshkave që pësoi kur u aktivizonte me skuadrën gjermane.

ImageIsh-sulmuesi i Boltonit, i cili “vari këpucët në gozhdë” në 2013, tashmë ka bërë tre transplante të veshkave, së fundmi në 2017 pasi u sëmur rëndë.

Avokatët e Klasnic argumentuan se veshkat e tij, të cilat tashmë ishin dobësuar, u dëmtuan më tej nga përdorimi i ilaçeve kundër dhimbjeve nga mjekët e klubit Bundesligës.

Image

Klasnic më parë ishte dhënë me 100,000 euro dëmshpërblim por avokatët e çuan çështjen në një gjykatë më të lartë.

Avokati i tij Matias Teishner tha: “Asnjë para në botë nuk mund të kompensojë dëmin e konsiderueshëm dhe të përhershëm në shëndetin e klientit tim por kjo është më e përshtatshme për të krijuar një ndjenjë të drejtësisë.”

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco