Fitorja ndaj të kuqve/ Trajneri i Laçit, Duro: E dominuam totalisht Partizanin

Fitorja ndaj të kuqve/ Trajneri i Laçit, Duro: E dominuam totalisht Partizanin

17:18, 30/12/2020

Laçi mposhti ditën e sotme Partizanin, me rezultatin 3-2. Pas ndeshjes, trajneri i kurbinasve, Shpëtim Duro për “Supersport” u shfaq shumë i lumtur, teksa nuk i kurseu edhe komplimentet për Mentor Mazrekajn.

“Sot i mora 3 pikë shumë të rëndësishme Partizanit. Mazrekaj? Për mua nuk ka surprizë, pasi isha unë protagonist që e solla në verë këtu, duke ia sugjeruar presidentit Pashkaj. Unë kisha besim te ai. Tani re shikoj, që është një futbollist që edhe nëse luan 30 minuta bën shumë mirë. Është më mirë se para 5 viteve dhe tregon paraqitje shumë të mirë.  Unë e kam ndjekur Laçin edhe në distancë. Ai ka bërë shumë mirë. Sot kisha menduar ta vendoja në formacion si sulmues të dytë. Isha i bindur që do bënte diferencën. Ma shpërbleu, më nderoi me ndeshjen që tregoi ditën e sotme. Nderoi edhe veten e tij.

E rëndësishme për mua është që kam 5 ndeshje këtu dhe kemi treguar paraqitje të mira. Kemi treguar kualitet. Përveç ndeshjes me Kastriotin ku nuk kishim fat. Ndryshimi i vetëm për mua është Mazrekaj, i cili ka një kontingjent fantastik këto ndeshje. Partizani në pjesën e dytë nuk kishte asnjë rast, përveç golit që më vjen keq që e pësuan. Mos harrojmë që mungon prej 4 ndeshjes, sulmuesi më i mirë i kampionatit, Nuabueze.

E them që nëse ai nuk do të luante unë nuk do e merrja drejtimin e Laçit. Nuk ishte e lehtë sot, që të vendosja Xhixhën në stol. Ishin zgjedhjet e mia, të cilat rezultuan të goditura. Unë e them që Xhixha është një lojtar shumë i rëndësishëm, por sot ishte vetëm për zgjedhje taktike. Për këtë ndeshje ishte zgjidhje fantastike, pasi Mazrekaj bëri mirë, por Xhixha është shumë i rëndësishëm për ne.”, u shpreh Duro.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco