‘Nuk mund të fitojmë gjithmonë’, trajneri i Vllaznisë, Brdariç: Jam i kënaqur me 1 pikë

‘Nuk mund të fitojmë gjithmonë’, trajneri i Vllaznisë, Brdariç: Jam i kënaqur me 1 pikë

16:51, 30/12/2020

Trajneri i Vllaznisë, Tomas Brdariç mbeti i kënaqur pas barazimit 1-1 me Tiranën në kryeqytet.

Edhe pse shkodranët humbën raste të pastra shënimi në pjesën e dytë, ai u kënaq nga loja e ekipit. Për “Gol pas goli” të “Supersport”, Brdariç u përqëndrua te bilanci i këtij sezoni, 7 pikë nga vendi i dytë.

 “Ndeshja – Nuk mund të fitojmë gjithmonë, 7 pikë nuk janë pak, megjithatë jam shumë i kënaqur.

Shpërdorimet e rasteve – Kishim 1-2 raste, por duhet të vazhdonim me lojën dhe të shihnim përpara. Është e rëndësishme që loja ishte e mirë.

Merkato –Jam shumë i kënaqur me këtë ekip deri tani. Do të kemi kohë të mendojmë për merkaton”, deklaroi Brdariç.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco