Superliga/ ‘Lumë’ golash për fundin e vitit 2020, ‘klasikja’ Tirana-Vllaznia s’ka fitues

Superliga/ ‘Lumë’ golash për fundin e vitit 2020, ‘klasikja’ Tirana-Vllaznia s’ka fitues

15:44, 30/12/2020

U luajtën në mesditë katër nga pesë ndeshjet e javës së 12-të të Superligës, ku vëmendja kryesore ishte në kryeqytet, në klasiken e futbollit shqiptar, Tirana-Vllaznia.

Ky takim u mbyll në barazim 1-1, me Vllazninë e cila e mbyll në krye të kampionatin me 26 pikë vitin 2020.

Muçi shënoi në pjesën e parë për Tiranën, ndërsa barazoi  Ymeri në të dytën.

Në Laç, vendësit mundin Partizanin me rezultatin 3-2, ku Mentor Mazrekaj ishte vendimtar me dy golat kundër ish-skuadrës së tij.

Skënderbeu fitoi në shtëpi me Bylisin me shifrat 4-3, duke marrë tri pikë të çmuara, ashtu sikurse edhe Apolonia, e cila mundi 2-1 Kastriotin, për ta bërë më të ndezur garën në fundin e tabelës.

Image

 

Image

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco