Ish-presidenti i Federatës Italiane të Futbollit bëhet pishman për Antonio Conten

Ish-presidenti i Federatës Italiane të Futbollit bëhet pishman për Antonio Conten

10:37, 30/12/2020

I intervistuar nga kolegët e së përditshmes italiane “La Repubblica”, ish-presidenti i FIGC, Carlo Tavecchio, është rikthyer të flasë për mandatin e tij si numri një i futbollit italian, i njollosur në mënyrë të pashmangshme nga mungesa e kualifikimit të “Axurrëve” në Botërorin e vitit 2018.

“Fati im i keq ishte filozofia: nëse do të kisha mbajtur Antonio Conten, duke paguar më shumë, mendoj se do të kishim arritur shumë gjëra, – ka nënvizuar ai. – Megjithatë, nuk ishte në stilin tim të kaloja nga një shifër e qëndrueshme në një tjetër.

E për këtë arsye nuk mund të mendoja të mbaja këtë lloj raporti, edhe pse kisha siguruar një shumë të konsiderueshme nga ‘Puma’ për t’u përpjekur të mbaja Conten. Përpara Venturës telefonova Capellon. Ishte ai zgjedhja ime e parë, por me mirësjellje dhe stil më bëri të kuptoja që nuk ishte për të. Zgjedhja e dytë ishte Donadoni, e treta dyshja Ventura-Lipi. Më pas, kur varka nuk ecën mirë, zbresin të gjithë”. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco