Balotelin e 'torturojnë' te Monza, zbulohet çfarë ka bërë për debutimin në Serinë B

Balotelin e 'torturojnë' te Monza, zbulohet çfarë ka bërë për debutimin në Serinë B

23:17, 29/12/2020

Mario Baloteli do të rikthehet përsëri në fushë, teksa në ndeshjen e radhës me shumë mundësi do të bëjë edhe debutimin me Monzën në Serinë B.

Megjithatë këto ditë nuk kanë qenë aspak të lehta për sulmuesin italian, i cili është përballur me një “torturë” siç është ajo e humbjes së kilogramëve.

Duke qenë se nuk luan prej disa muajsh, sulmuesi kishte shtuar shumë kilogramë dhe i është kërkuar të ulë disa, në mënyrë që të rikthehej në formë për të zbritur në fushë.

Në këtë situatë, mediat italiane zbulojnë se Baloteli në këto javë ka humbur 5 kilogramë dhe tani është gati për debutimin me Monzën e Silvio Berluskonit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco