Arsenali e mbyll vitin 2020 me fitore, mposht Brightonin

Arsenali e mbyll vitin 2020 me fitore, mposht Brightonin

21:12, 29/12/2020

Arsenali ka fituar edhe ndeshjen e dytë radhazi.

“Topçinjtë” pas fitores ndaj Chelseas, kanë arkëtuar pikët e plota në transfertë kundër Brightonit e vlefshme për javë e 16-të në Premier League.

Skuadra e drejtuar nga Mikel Arteta ka fituar me rezultat minimal 0 – 1.Realizuesi i vetëm në ndeshje ishte sulmuesi Alexander Lacazette që shënoi me prekjen e parë pasi u aktivizua, me saktësisht iu nevojiten vetëm 23 sekonda (66′).

Me këtë fitore, Arsenali ngritët në vendin e 13-të në kuotën e 20 pikëve, ndërsa Brighton është jashtë zonës së rrezikshme në vendin e 17-të me 13 pikë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco