Sevilla triumfon ndaj Villareal dhe i merr vendin në kampionat

Sevilla triumfon ndaj Villareal dhe i merr vendin në kampionat

20:26, 29/12/2020

Ka përfunduar ndeshja mes Sevilla dhe Villareal, e vlefshme për javën e 16-të në La Liga.

Në Ramon Sanchez Pizjuan skuadra e Julen Lopeteguit që nuk fitonte prej 5 takimesh ndaj Villarealit, triumfoi me rezultatin e pastër 2-0 duke i marrë pikërisht vendin në renditje, skuadrës së Unai Emery.

Sevilla regjistroi fitoren e 3-të në 4 ndeshjet e fundit teksa arriti të zhbllokonte shifrat shumë shpejt me një gol të Lucas Ocampos me penallti. Fitoren e Sevillas e vulosi El Nesyri në minutën e 53-të. Me këtë sukses Sevilla u ngjit në vendin e 4-t me 26 pikë po aq sa edhe Villareali që zbriti në vendin e 5-të.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco