Simeone i mërzitur me dënimin e Trippier

Simeone i mërzitur me dënimin e Trippier

18:23, 29/12/2020

Kieran Trippier do të jetë jashtë fushave të lojës për 2 muaj e gjysme. Futbollisti anglez është pezulluar për dhjetë javë dhe duhet të paguajë një gjobë prej 70,000 paundësh (rreth 77,000 €) për thyerjen e rregullave të FA në lidhje me bastet sportive. Një goditje e rëndë për lojtarin dhe klubin e tij, Atletico Madrid, të cilët kanë nevojë për të në garën për titullin kampion në La Liga.

Trajneri i madrilenëve, Diego Simeone nuk e ka pritur mirë këtë vendim. “Mendoj se është e padrejtë dhe shpresoj që mund të rishikohet vendimi, për shkak të dëmit që i është bërë klubit tonë. Atletic nuk ka asnjë lidhje me këtë situatë, por po vuan pasojat ” . Mbrojtësi i djathtë u kap në faj gjatë periudhës kur ishte te Tottenham. Pezullimi i tij fillon këtë të mërkurë në ndeshjen ndaj Getafe.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco