Milan intersohet për sulmuesin e Crystal Palace

Milan intersohet për sulmuesin e Crystal Palace

17:05, 29/12/2020

Pavarësisht moshës së tij, Zlatan Ibrahimovic po e ndihmon Milanin të qëndrojë në krye të Serie-A. Në moshën 39 vjeç, sulmuesi suedez po zhvillon paraqitje të shkëlqyera me kuqezinjtë. Por, sigurisht që nuk do të jetë edhe për shumë kohë. Dhe drejtuesit e klubi lombard e kuptuan mirë këtë gjë. Kjo është arsyeja pse ata aktualisht po punojnë për të gjetur një sulmues të ri, i aftë ta zëvendësojë Ibra-n në të ardhmen. Janë përmendur emra lojtarësh si Luka Jovic (Real Madrid), Mbala N'Zola (Spezia) apo Odsonne Edouard (Celtic).

Por nuk është e gjitha, pasi sipas asaj që raporton “ The Sun”, kuqezinjtë janë të intersuaer edhe për një lojtarë të Premier League. Bëhet fjalë për futbollistin e Crystal Palace, Wilfried Zaha. Tabloidi anglez shpjegon se Zaha, i cili kishte kërkuar largimin në merkaton e verës nga klubi i Crystal Palace-s, është objektiv për merkaton e dimrit i Milanit. 28 vjeçari, autori i 8 golave ??këtë sezon në Premier League, mund të jetë një forcë shtesë në skuadrën e Stefano Piolit.

 

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco