De Laurentiis kërkon që Hysaj të rinovojë me Napolin

De Laurentiis kërkon që Hysaj të rinovojë me Napolin

16:47, 29/12/2020

Ditën e fundit në mediat italiane u përfol për një kalim të Elseid Hysajt te skuadra e Romës në merkaton e janarit. Mbrojtësi shkodran nuk kishte gjetur gjuhën e përbashkët me skuadrën e Napolit për rinovimin e kontratës dhe kishte vendosur që të largohej.

Mirëpo së fundmi raportohet se presidenti i “të kaltërve”, Aurelio de Laurentiis, i ka vendosur si detyrë drejtorit sportiv Cristiano Giuntoli që me çdo kusht të gjejë një zgjidhje për rinovimin e kontratës së Hysajt.

Kontaktet me agjentin e futbollistit shqiptar janë të vazhdueshme, por ende nuk është gjetur një zgjidhje për sa i përket pagës së lojtarit. Mbrojtësi shqiptar fiton 1.6 milionë euro në sezon dhe dëshiron të paktën 2.5 milionë në mënyrë që të rinovojë. Mbetet për t’u parë nëse do të plotësohet nga klubi napoletan.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco