Mourinho njofton tifozët e Tottenhamit se sa ndeshje do të mungojë Gareth Bale

Mourinho njofton tifozët e Tottenhamit se sa ndeshje do të mungojë Gareth Bale

15:52, 29/12/2020

Trajneri i Tottenham Hotspur, Jose Mourinho, ka konfirmuar se do të jenë pa uellsianin Gareth Bale në ndeshjet e ardhshme.

Bale ka pasur probleme me dëmtimet edhe në periudhën e tij te Real Madridi dhe tani ai është lënduar përsëri në pulpë të këmbës.

Një ditë përpara ndeshjes ndaj Fulhamit, portugezi ka njoftuar tifozët se Bale do të mungojë në 4 ndeshjet e tyre të ardhshme.

Spurs do të jetë pa 31-vjeçarin në sfidat kundër Fulham, Leeds United, Brentford dhe ndeshjen tjetër në kuadër të FA Cup.

Bale ka zhvilluar 4 ndeshje me Tottenhamin këtë sezon në Premierligë dhe ka arritur që të shënojë 1 gol. Ai gjithashtu ka shënuar 1 gol tjetër në ndeshjen në EFL Cup.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco