Portieri 26-vjeçar shihet nga drejtuesit e Interit si pasues i Handanovic

Portieri 26-vjeçar shihet nga drejtuesit e Interit si pasues i Handanovic

15:00, 29/12/2020

Jo pak herë këtë sezon ka patur kritika në rritje ndaj Samir Handanovicit për paraqitjet e tij, çka ka shtyrë edhe drejtuesit të shikojnë për një portier të ri.

Drejtori sportiv i Interit, Piero Ausilio, mësohet të ketë shënjestruar portugezin Rui Silva, i cili ka impresionuar te Granada edhe në Europë këtë sezon.

26-vjeçari ka kontratë deri qershorin e ardhshëm me klubin spanjoll dhe ua ka bërë të ditur se nuk do ta rinovojë, çka do të ishte një goditje falas për zikaltrit.

Gjithsesi nuk do të jetë aspak e lehtë, pasi edhe Atletico e Madridit, Sevilla, Roma e Lazio janë në ndjekje të “gardianit” portugez.

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco